Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Terapia me oksigjen përmirëson funksionin e zemrës te pacientët me COVID të zgjatur

Jetë 10/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
terapia me oksigjen
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i vogël i rastësishëm në pacientët me sindromën post-COVID ka zbuluar se terapia hiperbarike me oksigjen promovon rivendosjen e aftësisë së zemrës për t’u kontraktuar siç duhet.

Hulumtimi është prezantuar në EACVI 2023, një kongres shkencor i Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC), përcjell Gazeta Shneta.

“Studimi sugjeron që terapia hiperbarike e oksigjenit mund të jetë e dobishme në pacientët me COVID të zgjatur,” tha autorja e studimit, profesoreshë Marina Leitman nga Universiteti i Tel Avivit dhe Qendra Mjekësore Shamir, Be’er Ya’akov, Izrael.

“Ne kemi përdorur një masë të ndjeshme të funksionit kardiak që nuk kryhet në mënyrë rutinore në të gjitha qendrat. Nevojiten më shumë studime për të përcaktuar se cilët pacientë do të përfitojnë më shumë”.

Shumica e të prekurve nga COVID-19 shërohen plotësisht, por pas sëmundjes fillestare, afërsisht 10-20% e pacientëve zhvillojnë COVID-19 të zgjatur, i njohur gjithashtu edhe si sindromë post -COVID-19.

Simptomat përfshijnë gulçim, lodhje, kollë, dhimbje gjoksi, rrahje të shpejta ose të çrregullta të zemrës, dhimbje trupi, skuqje, humbje të shijes ose nuhatjes, nauze, të vjella, diarre, dhimbje koke, marramendje, pagjumësi, mjegull truri, depresion dhe ankth.

Pacientët me sindromën post-COVID mund të zhvillojnë gjithashtu mosfunksionim kardiak dhe janë në rrezik të shtuar të një sërë çrregullimesh kardiovaskulare.

Ky provë klinike e vlerësoi efektin e terapisë hiperbarike të oksigjenit (HBOT) në funksionin kardiak të pacientëve me COVID të zgjatur.

HBOT përfshin thithjen e oksigjenit 100% të pastër në presion të lartë për të rritur shpërndarjen në indet e trupit, gjë që është veçanërisht e dobishme për indet që janë të uritura nga oksigjeni për shkak të lëndimit ose inflamacionit.

Studimi përfshiu 60 pacientë me sindromën post-COVID me simptoma të vazhdueshme për të paktën tre muaj pasi kishin pasur simptoma të lehta deri në mesatare të COVID-19 të konfirmuar nga një test PCR.

“Gjetjet sugjerojnë se HBOT promovon rikuperimin e funksionit kardiak te pacientët me sindromën post-COVID. Nevojiten më shumë kërkime për të mbledhur rezultate afatgjata dhe për të përcaktuar numrin optimal të seancave për efekt maksimal terapeutik”, tha profesoreshë Leitman. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPse presioni i lartë i gjakut njihet si vrasësi i heshtur
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.