Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Terapia me rrezatim nuk përmirëson mbijetesën te disa gra me kancer gjiri

Femina 06/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim ndërkombëtar ka treguar se terapia me rrezatim nuk ndikon në normat e mbijetesës dhjetëvjeçare për gratë me kancer gjiri në fazë të hershme, të cilat konsiderohen me “rrezik të ndërmjetëm”.

Edhe pse rrezatimi është përdorur si trajtim standard për kancerin e gjirit që nga fillimi i shekullit XX, hulumtimi i ri tregon se nuk përmirëson ndjeshëm mbijetesën te gratë me kancer në fazë të hershme dhe rrezik mesatar, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Studimi përfshiu mbi 1,600 paciente që kishin kaluar mastektomi, operacion në nyjat limfatike dhe terapi sistemike, përfshirë kimioterapinë.

Rezultatet treguan se gratë me “rrezik të ndërmjetëm” për rikthim të sëmundjes – pra me kancer të fazës II dhe një deri në tre nyja të prekura, ose me tumore agresive pa përfshirje limfatike – kishin pothuajse të njëjtën normë mbijetese, pavarësisht nëse kishin marrë rrezatim apo jo.

Pas ndjekjes për rreth 9.6 vjet, mbijetesa ishte 81.4% për grupin me rrezatim dhe 81.9% për grupin pa të.

Vetëm 29 paciente patën rikthim të kancerit: 9 në grupin me rrezatim dhe 20 në grupin pa rrezatim.

Sipas John Simpson, drejtues i një grupi vlerësimi të studimeve klinike në Mbretërinë e Bashkuar, këto gjetje mund t’i ndihmojnë pacientet të shmangin trajtime të panevojshme dhe të përmirësojnë përdorimin e burimeve shëndetësore.

Studimi, i botuar në “New England Journal of Medicine”, përfshiu paciente nga Mbretëria e Bashkuar, shtatë vende evropiane, Izraeli dhe Turqia.

Autorët theksojnë se rezultatet sfidojnë idenë se rrezatimi duhet të mbetet pjesë standarde e trajtimit pas mastektomisë dhe mbështesin një qasje më të personalizuar, sidomos për pacientet me rrezik të ulët ose të ndërmjetëm.

Terapia me rrezatim mund të shkaktojë efekte anësore si rënie flokësh, skuqje e lëkurës, dhimbje, ënjtje, inflamacion të mushkërive dhe dëmtime nervore.

Sipas Dr. Nicola Russell nga Instituti i Kancerit në Holandë, shmangia e rrezatimit të panevojshëm ul ngarkesën e trajtimit dhe përmirëson procesin e shërimit pas mastektomisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGreqi, mjekët në spitalet publike hyjnë në grevë 48 orëshe
Artikulli i rradhës Kurti: Nis pagesa prej 100 eurosh për studentët

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.