Shumë bebe të shtruara në repartin e terapisë intensive, pas tërmeteve u zhvendosën në një ambient të katit të parë të SUOGJ, ‘Mbretëresha Geraldinë’. Por një bebe ishte e pamundur ta zhvendosej, pasi rrezikonte. Një mjeke dhe dy infermiere kanë qëndruar pranë foshnjës së vogël në katin e katërt të maternitetit, pavarësisht lëkundjeve nga tërmeti.
“Pune heroike e personelit te SUOGJ ‘Mbreteresha Geraldine’ ne perballimin e emergjences shkaktuar nga termeti! Te gjithe bebet e shtruara ne repartin e terapise intensive te neonatologjise u zhvendosen ne nje ambjent ne katin e pare per siguri maksimale. Vetem Nje beb qe ka lindur ne dt 18.09.19 me peshe 1850 gr, nuk duhej te zhvendosej , sepse rrezikonte.
Dr. Shaje Isufi se bashku me dy infermire te ketij sherbimi , kane ndenjur me te ne repart dhe e kane asistuar cdo moment, megjithe lekundjet e termetit. Mirenjohje per punen e gjithesecilit nga personeli te SUOGJ” Mbreteresha Geraldine” qe punuan me perkushtim. Kjo eshte shendetesia qe duam. Ne radhe te pare humanizem, perkushtim dhe vetmohim.”, njofton Manastirliu.
Kjo është mjekja që nuk e la katin për beben e vogël në reanimacion. Është doktoreshë Shaje Isufi.
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.