Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Ardita sakrifikoi vetën për të shpëtuar beben e saj”

Jetë 23/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një mbledhje komemorative për gazetaren Ardita Sylejmani, e cila ndërroi jetë gjatë lindjes së fëmijës në një spital në Budapest të Hungarisë.

Axha i të ndjerës, Fehmi Sylejmani, ka folur në emër të familjes ku ka shprehur dhimbjen dhe krenarinë, ndërsa ka falënderuar të gjithë njerëzit që e ndan dhimbjen me ta.

Sylejmani ndër të tjera ka treguar se komplikimi i gjendjes së Ardites gjatë lindjes ka bërë që ajo të sakrifikojë jetën e saj për të shpëtuar foshnjën.

“Ardita iku nga kjo botë në një betejë të vështirë për ta shpëtuar Gretën gjatë një lindje të vështirë e të komplikuar. Në këtë betejë të pamundur ku nuk mund të fitonin të dyjat, Ardita zgjodhi jetën e Gretës, për të përmbushur misionin e saj si një nënë, e cila sakrifikoi veten për beben e saj. Me siguri tani Ardita është e lumtur që Nartit dhe Lizës ua bashkoi edhe engjëllin e tretë, Gretën dhe ata i la në duart e bashkëshortit dhe gjithë familjes së saj. Është e vështirë për mua të përmbahem në një moment si ky që kurrë nuk kisha dashur, e për Arditën më së paku. Ardita ishte gëzimi i parë në familjen tonë, ishte gjithmonë e hareshme, e afërt, e këndshme dhe mbi të gjitha shumë e dashur. Do të na mungojë shumë sot e tutje, mirëpo përkushtimi dhe korrektësia e saj neve na bën shumë krenar. Lamtumirë Arditë, engjëlli ynë”, ka thënë axha i Arditës, i cili në emër të familjes falënderoj të gjithë që po e ndajnë këtë dhimbje të madhe me ta dhe po u japin kruajë për ta përballuar sa më lehtë këtë dhimbje.

Në këtë mbledhje kanë folur edhe kolegët e të ndjerës të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe trishtimin e tyre për vdekjen e Ardites. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNdryshimet e zakonshme të lëkurës gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Tërmeti në Shqipëri: Mjekët rrezikojnë veten, nuk e lënë foshnjën vet në intensivë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.