Dridhjet e forta të tokës që ndodhën në Tiranë, kanë nxjerr në pah anën heroike të mantelbardhëve shqiptarë.
Pas një videoje që u bë virale ku mjekët shihen duke rrezikuar jetën e tyre duke ndenjur brenda spitalit për shkak të një foshnje e cila nuk mund të lëviej jashtë për shkak të inkubatorit, tanimë është zbuluar një pamje tjetër emocionuese.
Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale shfaq një infermiere të Maternitetit “Koço Gliozheni” duke nxjerr jashtë një foshnjë.
Infermierja shihet se ka kapur beben në krah ndërsa para prindërve të saj vrapon për ta dërguar në një hapësirë të sigurtë. Ndonëse tërmeti ishte mjaft i fuqishëm fatmirësisht nuk pati viktima por vetëm disa të lënduar dhe dëme materiale. /Gazeta Shneta/