Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Testet e gjakut ofrojnë një pasqyrë të hershme për rrezikun ndaj Covidit të rëndë

Jetë 27/02/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur pacientët me Covid-19 mbërrijnë në dhomat e urgjencës, ka relativisht pak mënyra që mjekët të parashikojnë se cilët prej tyre kanë më shumë të ngjarë të sëmuren në mënyrë kritike dhe të kërkojnë kujdes intensiv dhe cilët kanë më shumë gjasa të gëzojnë një shërim të shpejtë.

Kërkimi i ri në Yale mund t’i ndihmojë ata të identifikojnë të dhëna të rëndësishme të hershme shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Në një studim të fundit, studiuesit raportojnë se një seri biomarkerësh, ose sinjalesh biologjike, të shoqëruara me aktivizimin e qelizave të bardha të gjakut dhe mbipesha mund të parashikojnë rezultate të rënda në pacientët me Covid-19.

Gjetjet u shfaqen në botimin e 26 shkurtit të ‘Blood Advances’.

Pacientët me nivele të larta të këtyre shënuesve kishin më shumë mundësi të kërkonin shtrimin në njësinë e kujdesit intensiv, ose të kërkonin ventilim apo të ju përkeqësohet gjendja për shkak të Covid-19, tha Dr. Hyung Chun, autori kryesor, profesor i asociuar i mjekësisë në patologjinë kardiovaskulare në Yale.

Më parë, disa studime laboratorike kishin identifikuar tregues të mundshëm të Covidit të rëndë, duke përfshirë nivelet e D-dimerit, një masë të koagulimit të gjakut dhe nivelet e proteinave të njohura si citokina, të cilat lëshohen si pjesë e përgjigjeve inflamatore në trup.

Veçanërisht, biomarkerët e ngritur të neutrofileve për pacientët të cilët do të përjetonin simptoma më serioze ishin të dukshme para se ato simptoma të zhvilloheshin.

Të kesh njohuri të hershme për këta tregues mund të përmirësojë ndjeshëm trajtimin e pacientit, thanë studiuesit. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakLibrat me figura mund të rrisin aktivitetin fizik për të rinjtë me autizëm
Artikulli i rradhës Ndërron jetë Xhemajlie Demaçi, bashkëshortja e veprimtarit të ndjerë Adem Demaçi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.