Qyteti Gangelt (Gjermani) afër kufirit me Holandën, u godit rëndë nga Covid-19 pasi një festë e karnavalit të shkurtit tërhoqi mijëra në qytet, duke e kthyer atë në një zonë të rrezikut ndaj prekjes me virusin korona.
Poashtu, pasi kontrolluan analizat e gjakut nga 500 banorë për antitrupa ndaj virusit, shkencëtarët thonë se ata kanë përcaktuar që një në shtatë janë infektuar dhe për këtë arsye janë “imunë” shkruan MIT technologyreviw.
U raportua se disa nga ata nuk do të kishin fare simptoma të Covid-19, përcjell Gazeta Shneta.
Ky raport gjerman është ndër të parët që ka anketuar një popullatë për dëshmi të infeksionit paraprak, të dhëna që shkencëtarët duhet të përcaktojnë se sa është përhapur pandemia, çfarë është niveli i vërtetë i vdekjeve dhe sa njerëz nuk tregojnë fare simptoma.
Me 6 prill, ‘Stanford Medicine’ njoftoi se kishte filluar testin e serologjisë dhe kishte filluar ekzaminimin e mjekëve, infermierëve dhe të tjerë për antitrupa.
“Testi do të na mundësojë që të përcaktojmë se cilët punonjës të kujdesit shëndetësor mund të jenë në rrezik të ulët për të punuar me pacientë me Covid-19, si dhe për të kuptuar prevalencën e sëmundjes në komunitetet tona,” tha zëdhënëse Lisa Kim.
Në anën tjetër u është kërkuar rreth 1.000 banorëve të Gangelt për të dhënë gjak, dhe për ta bërë strishon e fytit për të vazhduar me hulumtim.
Ata zbuluan se 2% e banorëve ishin infektuar në mënyrë aktive nga koronavirusi dhe gjithsej 14% prej tyre kishin antitrupa, duke treguar një infeksion paraprak. Ky grup njerëzish, thonë ata, “nuk mund të infektohet me SARS-CoV-2”. /Gazeta Shneta/