Pesë rastet e dyshuara me koronavirus në Klinikën Infektive në QKUK, janë testuar negativ në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
“Me datë 09.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar pesë pacientë në virusin SARS-CoV-2 dhe kanë rezultuar negativ, domethënë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Nga data 08.02.2020 deri me 09.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 62 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative. /Gazeta Shneta/