Tetë anesteziologë dhe 30 infermiere të Klinikës së Anestezionit me Mjekim Intensiv Qendror, janë të infektuar me Covid-19.
Kështu ka deklaruar drejtori i klinikës Dr. Nehat Baftiu, i cili ka thënë se këto janë rezultate të punonjësve shëndetësorë të cilët janë në kontakt direkt me pacientët e infektuar.
’’I gjithë stafi i anesteziologjisë dhe mjekimit intenziv duhet me qenë afër fytyrës së pacientit, dhe normalisht që janë infektuar në vendin e punës. Puna me intervenimet jo urgjente është ndalur dhe jemi orientuar tek pacientët me COVID-19, në katër klinika: në infektive, mjekësinë sportive , mjekimin intensiv qendror dhe të tjera, ku po trajtohen pacientët me COVID-19’’, tha Baftiu.
Në Kosovë në mesin e të infektuarve me koronavirusin e ri janë edhe rreth 500 profesionistë shëndetësorë, 160 prej të cilëve janë mjekë.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.