Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tetë vjeçari që u godit nga vetura në Pejë vazhdon të trajtohet në Mjekimin Intensiv – gjendja e tij paraqitet stabile

Lajme 09/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tetë vjeçari nga Peja i cili u godit nga një veturë të dielën, po vazhdon të trajtohet në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I njëjti nga goditja e veturës ka pësuar lëndime serioze, megjithatë gjendja e tij vazhdon të jetë stabile.

Drejtori i Klinikës Intensive, Shaqir Uka në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se gjendja e përgjithshme e pacientit paraqitet stabile.

Uka shtoi se i njëjti po mbahet në gjumë me medikamente.

“Gjendja e përgjithshme nuk ka lëvizë, ka qenë relativisht stabile sa i përket parametrave vital. Ne kemi vazhduar ta mbajmë në gjumë, ashtu do të vazhdoj edhe gjatë ditës së sotme dhe pastaj të shohim në ditët në vazhdim si do të shkoj gjendja. Për momentin gjendja e përgjithshme paraqitet stabile. Është duke e marrë terapinë dhe vazhdon të qëndrojë në gjumë me barna”, tha Uka.

Gjatë ditës së djeshme Uka bëri të ditur se tetë vjeçari kishte pësuar lëndime në kokë, mukshëri dhe në ekstremitete tjera.

“Lëndimet janë të rënda, ka gjakderdhje në regjionin e kokës, ndrydhje në mushkëri dhe lëndime në ekstremitetet e tjera”, kishte deklaruar Uka.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Pejë dje ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shoferit K.M.

Sipas dosjes së Prokurorisë, shkruan se i njëjti në momentin kur ka goditur dy fëmijët dhe pastaj edhe dy persona të tjerë, kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

I pandehuri K.M gjithashtu është recidivist i disa veprave tjera penale.

Artikulli paraprakMot i kthjellët dhe me temperatura të larta sot në Kosovë
Artikulli i rradhës Sëmundjet e zemrës dhe depresioni mund të lidhen gjenetikisht nga inflamacioni

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.