Në kuadër të muajit të vetëdijesimit për kancerin e gjirit – Tetorit Rozë, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se kanë nisur ekzaminimet me mamografi.
Nga spitali njoftojnë se terminet caktohen tek Sporteli i Radiologjisë në Ambulancën Specialistike, ditëve të punës nga ora 08:00 deri në 12:30, ndërsa çdo ditë do të pranohen vetëm 10 paciente.
Sipas udhëzimeve, pa termin të konfirmuar dhe pa udhëzim, pacientet nuk mund të pranohen.
Po ashtu, gratë nga komunat që kanë mamograf funksional, si Istogu dhe Klina, nuk përfshihen në terminet e Pejës./Gazeta Shneta/




