Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është ndriçuar në ngjyrë rozë, në kuadër të shënimit të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.
Nga ky institucion shëndetësor theksojnë rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, duke bërë thirrje që qytetaret të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të kryejnë kontrolle të rregullta, pasi zbulimi në kohë shpëton jetë./Gazeta Shneta/



