Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Thatësira po përshpejton rezistencën ndaj antibiotikëve në nivel global

Jetë 07/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se thatësira po rrit përqendrimin e mikroorganizmave rezistentë ndaj antibiotikëve në tokë, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin publik në kontekstin e ndryshimeve klimatike.

Studiuesit nga Instituti i Teknologjisë së Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara zbuluan një lidhje të fortë midis thatësirës rajonale dhe përhapjes së rezistencës ndaj antibiotikëve në mbi 100 vende, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Rezistenca antimikrobiale (AMR) është një kërcënim në rritje që shkakton mbi 35,000 vdekje çdo vit vetëm në Bashkimin Evropian. Kjo ndodh kur bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët nuk reagojnë më ndaj ilaçeve. Edhe pse është një proces natyror, përshpejtohet nga keqpërdorimi i antibiotikëve dhe sipas studimit, edhe nga faktorë mjedisorë si thatësira.

Sipas Dianne Newman, thatësira krijon efekte të ngjashme me përdorimin e tepërt të antibiotikëve, duke favorizuar përzgjedhjen e baktereve rezistente.

Ndërkohë, Xiaoyu Shan analizoi të dhëna nga 116 vende dhe zbuloi se nivelet e rezistencës në spitale lidhen ngushtë me indeksin lokal të thatësirës.

Një nga mekanizmat kryesorë është përqendrimi: kur toka thahet, antibiotikët natyrorë bëhen më të fuqishëm në lagështinë e mbetur. Gjithashtu, kushtet e thata ndikojnë në mënyrën se si bakteret reagojnë ndaj antibiotikëve dhe në shpejtësinë e degradimit të tyre.

Këto gjetje janë shqetësuese, pasi një studim i publikuar në “The Lancet”, parashikon deri në 39 milionë vdekje nga AMR midis viteve 2025–2050. Në të njëjtën kohë, deri në fund të shekullit, rreth 5 miliardë njerëz mund të jetojnë në zona të thata.

Studiuesit theksojnë rëndësinë e qasjes “One Health”, që lidh shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe mjedisit, si kyçe për të përballuar këtë krizë globale. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHumolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Artikulli i rradhës Meta, kompania pas Facebook dhe Instagram, dënohet nga gjykata amerikane për dëmtim të shëndetit mendor të fëmijëve

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.