Italia po shkon drejt një krize të thellë ku s’do të mund ta përballojë situatën me koronavirusin, pasi përshkallëzimit ku janë sëmurë mbi 3 mijë persona dhe rreth 110 pacientë kanë vdekur.
Mjeku Angelo Pan duke folur gjatë kujdestarisë së tij 24-orëshe në Spitalin Cremona në veri të Italisë, tregon se nuk ka pasur mundësi të ulet për asnjë moment deri në 15 orë gjatë ditës. Ky spital është ndër më të prekurit nga koronavirusi Covid-19 në Itali dhe mjeku e përshkruan gjendjen si goditje nga cunami, shkruan ‘Independent’, transmeton Gazeta Shneta.
Në këtë spital janë paraqitur rreth 180 raste të reja brenda një dite, ndërsa në kujdesin intensiv mjekët trajtojnë më shumë se tetë pacientë në të njëjtën kohë, por koronavirusi e ka çuar numrin e tyre deri në 15. “Jemi të stërlodhur nga ngarkesa me punë”, thotë Dr. Angelo.
Ai nuk është i vetmi duke punuar në këto kushte. Një mjek në ditët e fundit të muajit të kaluar ka punuar deri në 80 orë si kujdestar në një spital në Pavia.
Koronavirusi deri më tani ka prekur mbi tre mijë persona në Itali. Stafi mjekësor ka shtuar volumin e punës për t’u përballë me situatën, por është rritur poashtu edhe presioni dhe stresi.
Autoritetet në Lombardi ka deklaruar se nëse virusi vazhdon të përhapet, spitalet do të përballen me një krizë të rëndë. Është ironike se rreth 90 për qind të rasteve e kalojnë lehtësisht virusin, por 10 për qind e tyre kanë nevojë për kujdes intensiv.
“Shtretërit janë të limituar”, kanë deklaruar zyrtarët në Lombardi. Në anën tjetër në Milano spitalet publike kanë kërkuar nga qendrat private që t’i marrin nën kujdes pacientët tjerë, duke krijuar kështu shtretër të lirë në kujdesin intensiv në spitalet publike.
“Por shtretërit po mbushen shpejt me pacientë. Në Lombardi dje kanë qenë 20 shtretër të lirë, ndërkaq në këtë rajon banojnë rreth 10 milionë njerëz ku prej tyre janë të prekur rreth 1500”, ka deklaruar Dr. Cristina Mascheroni, kryetare e një shoqate të anesteziologëve dhe intenzivistëve në Itali.
Tani po pritet nga Qeveria që të bëj një plan për të krijuar më shumë hapësira për trajtimin e pacientëve në kujdes intensiv dhe për të punësuar më shumë personel mjekësor për t’u kujdesur për ta. /Gazeta Shneta/