Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Thellohet kriza ushqimore në botë, 300 milionë njerëz rrezikojnë vdekjen

Lajme 16/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i njerëzve që përballen me “nivele të larta të pasigurisë ushqimore”, është rritur për të gjashtën herë radhazi si shkak i shkurtimeve në ndihmat humanitare, konflikteve, ndryshimeve klimatike e goditjeve ekonomike.

Sipas raportit më të fundit të Global Report on Food Crises (GRFC), The Guardian shkruan se pasiguria ushqimore vazhdon të rritet me ritëm alarmues, me pothuajse 300 milionë njerëz që rrezikojnë të vdesin nga uria.

Në artikull thuhet se përshkallëzimi i konflikteve, shkurtimet e ndihmave, bashkë me ndryshimet klimatike dhe ekonimike, vetëm vitin e kaluar e kanë shtuar numrin e njerëzve që rrezikojnë vdekjen nga uria për 13.7 milionë.

Është viti i gjashtë radhazi që numri i njerëzve që përballen me “nivela të larta të pasigurisë ushqimore akute është rritur, duke arritur në 295.3 milionë,” thuhet në raportin më të fundit nga Global Report on Food Crises (GRFC).

Dihet se ky numër përfaqëson pothuajse një të katërtën – 22.6% – të popullsisë së 53 vendeve të analizuara nga ekspertët e GRFC.  Ndërsa është bërë e ditur se më shumë se 95% e këtyre rasteve ndodhen në Rripin e Gazës ose Sudan, megjithatë Haiti, Mali dhe Sudani i Jugut gjithashtu janë vende që përballen me mungesë ushqimi.

Sipas klasifikimit të Fazave të Sigurisë Ushqimore të mbështetur nga OKB (IPC), njerëzit që përballen me mungesën më ekstreme të ushqimit – janë më shumë se dyfishuar gjatë vitit të kaluar. Me kategorinë – e përshkruar si “katastrofë” që karakterizohet me uri, vdekje, varfëri ekstreme dhe shkallë të larta të kequshqyerjes akute.

Vetëm në Sudan për shkak të luftës civile, janë më shumë se 24 milionë njerëz që përballen me uri akute. Ndërkohë, sipas IPC gjendja është përkeqësuar edhe në Rripin e Gazës, ku ekspertët vitin e kaluar thanë se gjysma e popullsisë parashikohej të përjetonte skenarin e “katastrofës”.  E këto paralajmërime janë konfirmuar të hënën, kur raporti më i fundit i IPC deklaroi se popullsia e Gazës prej rreth 2.1 milionë palestinezësh është në “rrezik kritik” nga uria, për shkak të bllokadës izraelite mbi ndihmën humanitare.

Ekspertët e GRFC kanë identifikuar përkeqësim të sigurisë ushqimore në 19 vende, kryesisht për shkak të konflikteve si në Mianmar, Nigeri dhe Republikën Demokratike të Kongos. Kjo pasiguri, sipas tyre, përkeqësohet edhe nga kriza klimatike, me thatësira në rritje të pritshme në pjesë të Etiopisë, Kenias dhe Somalisë, si dhe në Afganistan e Pakistan.

Raportohet se në këtë situatë të rëndë, ka pasur ndikim edhe ndërprerja e papritur e financimeve këtë vit – veçanërisht nga USAID, duke lënë më shumë se 14 milionë fëmijë në shtete si Sudani, Jemein dhe Haiti, të ekspozuar ndaj kequshqyerjes së rëndë dhe vdekjes.

Artikulli paraprakRritet numri i rasteve me fruth në Kosovë, Vishaj: Të gjithë pacientët e pavaksinuar
Artikulli i rradhës Zbulimi i ri gjenetik mund të parandalojë verbimin dhe të ndihmojë në diagnostikimin e hershëm të sklerozës multiple

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.