Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Themelohet Asociacioni i Psikologëve Klinikë të Kosovës

Lajme 23/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më 20 dhjetor 2025, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, u mbajt Asambleja Themeluese e Asociacionit të Psikologëve Klinikë të Kosovës (APKK), me ç’rast u bë themelimi zyrtar i këtij asociacioni profesional. Në asamble morën pjesë mbi 100 psikologë klinikë, profesorë universitarë, mysafirë dhe përfaqësues të institucioneve relevante.

Sipas njoftimit zyrtar, ky themelim i APKK-së bazohet në gjetjet e hulumtimit “Vlerësimi i nevojave të psikologëve klinikë në Kosovë”, i cili rekomandoi krijimin e një shoqate profesionale për të koordinuar dhe përfaqësuar interesat e profesionit.

Mes tjerash, ky asociacion synon adresimin e çështjeve si themelimi i Odës së Psikologëve Klinikë, standardizimi profesional, mbrojtja e interesit publik dhe forcimi i rolit të psikologut klinik në sistemin shëndetësor dhe në sektorë të tjerë.

Gjatë asamblesë u miratuan statuti i asociacionit dhe bordi i parë drejtues me shumicë votash. Bordi përbëhet nga psikologë klinikë që përfaqësojnë sektorin akademik dhe klinik, si dhe sektorin publik dhe privat.

Anëtarët e Bordit të parë drejtues janë: Gyltene Dërguti, Fatime Fazliu, Vigan Behluli, Lirie Lokaj dhe Granit Shatri.

Themelimi i Asociacionit të Psikologëve Klinikë të Kosovës, shënon krijimin e një strukture përfaqësuese profesionale me mandat për zhvillimin e kornizës ligjore, avancimin e standardeve profesionale dhe përmirësimin e shërbimeve të shëndetit mendor në Kosovë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAUV urdhëron tërheqjen e qumështit Aptamil nga tregu
Artikulli i rradhës AUV asgjëson 2064 kilogram mish pule me Salmonella spp

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.