Në një ceremoni solemne u bë themelimi i Akademisë Kosovare për Sy dhe Shikim, e cila ka për synim avancimin në fushën e shëndetit të syve dhe shikimit në Kosovë.
Në krye të Akademisë u zgjodh Kryesia me kryetar Dr. Sci. Arsim Hajdarin, oftalmolog, ndërsa nënkryetar u emërua Dr. Afrim Vuçiterna dhe sekretar Dr. Visar Gashi, infektolog, raporton Gazeta Shneta.
Akademia është themeluar me qëllim të promovimit, edukimit joformal, zhvillimit të aktiviteteve hulumtuese-shkencore dhe analizave profesionale në këtë fushë.
Kjo iniciativë synon të ofrojë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin dhe avancimin e kujdesit për shëndetin e syve dhe shikimin në vend./Gazeta Shneta/




