Ndjesia që herë pas here të jep këmba sikur digjet, është një gjendje e rënduar në të cilën ndodhet organizmi ynë.
Kjo zakonisht ndikon në gjumin e natës, dhe ndjesia është sikur e shpimit me gjilpërë, ose mpihet.
Shkaqet: Ndonëse lodhja ose infeksioni i lëkurës shkaktojnë përkohësisht ndjesinë e djegies në këmbë, ajo shpeshherë vjen si pasojë e dëmtimit nervor (neuropati periferike). Ky i fundit ndodh për shkaqe të ndryshme, ku përfshihet: diabeti, alkoolizimi, ekspozimi ndaj toksinave.
Disa nga shkaqet e ndjesisë së djegies në këmbë: abuzimi me alkoolin, këmbët e atletit (infeksioni mykotik i këmbës), kimioterapia, sëmundja kronike e veshkave, keuropatia diabetike (dëmtimi nervor i shkaktuar nga diabeti), HIV/AIDS, Hipotiretoza (tiroidi joaktiv), Sindroma e tunelit tarsal, anemia.
Kur duhet të paraqiteni tek mjeku? Kërkoni ndihmë mjekësorë nëse ndjesia e djegies në këmbë shfaqet papritur, veçanërisht nëse jeni ekspozuar ndaj një lloj toksine. Keni një plagë të infektuar, sidomos nëse vuani nga diabeti.
Nëse ndjesia e djegies në këmbë është e vazhdueshme ose nëse nuk ka një arsye të dukshme, atëherë mjeku do të kryejë ekzaminime për të përcaktuar nëse vjen si pasojë e ndonjë gjendje të caktuar shëndetësore që shkakton neuropati periferike./shëndeti/