Komuniteti i Komunës së Gjilanit është duke organizuar protestë më 3 mars në qendër të qytetit për të kërkuar drejtësi për Arbenita Selimi Spahiu, nëna nga ky qytet që vdiq në Repartin e Gjinekologjisë vitin e kaluar.
Spahiu ndërroi jetë më 3 mars 2016 në Spitalin e Gjilanit, pak orë pasi i dha jetë djalit të saj, Deti, tash gati 1-vjeçar, shkruan Gazeta Shneta.
Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë kundër Maxhide Shaqirit dhe Hamide Zeqirit, mjeke, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale: “Trajtim i papërgjegjshëm mjekësor”.
Për gjinekologen tjetër, Vjollca Kosumi, është ngritur aktakuzë për mësdhënie të ndihmës mjekësore.
Mësusja gjilanase kishte ndërruar jetë nga gjakderdhja e madhe disa orë pas lindjes.
Protesta e thirrur ku kërkohet drejtësi për të ndjerën do të organizohet në qendër të qytetit, teksa në thirrjen për pjesëmarrje në këtë protestë mjeket e lartpërmenduara janë cilësuar edhe si: “mjeke ‘vrasëse’”.
Lexojeni postimin e plotë në thirrjen për protestë:
“Ata që morën jetën duhet të dënohen! Deti akoma nuk mund të flas, të kërkojmë ne drejtësi për nënën e tij.
Me 03 mars 2017 bëhen një vit që kur Deti kërkon nënën e vet. Tash një vit bëhet kur Arbenita Spahiu vdiq në Spitalin e Gjilanit nga pakujdesia e stafit mjekësor në spital dhe fatkeqësisht ende askush nuk është dënuar. Kulmi i jonjerëzisë është se akoma akterët e rastit tragjik punojnë si doktor ‘vrasës’ në spital.
Në kujtim të një nënë që nuk arriti as për një herë të vetme të shoh fëmijën e saj, të ndjej aromën e tij, të shoh realitetin e ëndërruar për nëntë muaj, të buzëqesh për arsyen e jetës së saj, të thërras njëherë të vetme biri im, të marr në krahëror të vetmin e saj, të marr në telefon bashkëshortin dhe t’i kumtojë lajmin që indi trashëgimtarin e tij, të qaj në zë nga gëzimi, të vesh rrobat që ja kishte blerë me aq dashuri para shumë kohësh, të dal nga spitali ku e gjithë familja do e priste jashtë, të shkoj në shtëpi me Detin në krahë dhe ta vendos në shtrat duke i kënduar ninullën e parë.
Në kujtim të të gjitha këtyre ëndrrave që nuk arritën të bëhen realitet të bashkohemi sot kundër atyr që nuk japin përgjegjësi për një ndarje të një nënë nga biri i saj.
Sot bëj apel të të gjitha femrave të përkrahim iniciaivën time të demansojmë njëherë e përgjithmonë fytyrën e vërtet të personelit mjekësor në vendin e tonë.
Ju kisha lut nga zemra që gjithësecila nënë e cila ka ndonjë hisotir të dhimbshme që i ka ndodh në Spitalin e Gjilanit të na lajmërohet dhe të ja dëshmojmë atyre që kërkojnë akoma fakte që në duart e po këtyre mjekeve kanë vdekur edhe shumë fëmijë për të cilët asnjëherë prindërit nuk morën një përgjigje se çka ndodhi pas lindjes së tyre.
Të solidarizohemi me rastin më tragjik të qytetit tonë dhe së paku secila të tregojë për lindjen e saj, që jo gjithçka ka shkuar në rregull ashtu siç mendojmë të tjerët. Të flasim sot, nëse duam të lindim tjerë fëmijë nesër”. /Gazeta Shneta/