Këngëtarja shpeshherë është në qendër të vëmendjes së medieve sociale jo vetëm për shkak të pamjes por edhe të vokalit të saj, derisa kishte bombarduar rrjetet sociale me shtatzëninë e saj si dhe me lindjen e djalit të saj, Tianit.
Vogëlushi qysh në moshë të re është bërë pjesë e shoubizit shqiptar, derisa ai po përcillet me shumë vëmendje nga mediet.
Ndërkohë edhe këngëtarja shpërndan shumë momente të Tianit duke marrë komente të shumta nga fansat që e përcjellin. Ajo së fundmi ka postuar një video duke ju treguar fansave për Tianin se si i hedh hapat e tij të parë, gjë që e ka emocionuar shumë këngëtaren. /Gazeta Shneta/