Një person, që ka jetuar një tmerr të vërtetë për 12 vite, ka përgatitur një libër.
Ai u zgjua nga koma, por nuk ishte në gjendje që t’ia tregonte askujt këtë gjë.
Martin Pistorius nga Afrika e Jugut ra në koma në moshën 12- vjeçare dhe nuk mund të lëvizte, komunikonte apo bënte asgjë për plot 12 vite.
Për horrorin e tij, kur u zgjua, ai nuk ishte në gjendje të komunikonte rikthimin e tij.
Ai u diagnostikua me meningjit kur ishte i vogël.
Prindërit e tij u këshilluan që ta lënë djalin të vdesë.
Jeta e vështirë e nënës, Joan, duke u kujdesur për të birin, bëri që ajo një ditë të thoshte: “Shpresoj që të vdesësh”.
Por e tmerrshmja ishte se Martin ishte i vetëdijshëm.
“Isha aty, që nga fillimi. Isha i vetëdijshëm për gjithçka, si një person normal”.
“Më shumë më trondiste fakti që mund të isha gjithë jetën si në kurth, i vetëm”.
Kështu ai vendosi që të mos mendonte më.
Truri i tij nisi të funksionojë plotësisht në moshën 24- vjeçare dhe më pas nisi edhe trupi.
Historia e tij është pjesë e një dokumentari të quajtur “I padukshëm”.