Ish-lojtari i ekipit të famshëm Real Madrid, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka njoftuar për vdekjen e djalit të tij si shkak i një sëmundjeje të rëndë, e cila iu shfaq kohë më parë.
“Djali im Santi vdiq, mendoj se më takon mua t’ua them, në shenjë mirënjohjeje për të gjitha mesazhet mbështetëse dhe ngrohtësinë që kam marrë gjatë këtyre muajve. U nis i rrethuar nga paqja, duke e përmbushur misionin e tij gjatë këtyre 5 viteve që na shoqëroi”- shkroi futbollisti.
Canizaresin e kanë ngushëlluar persona të famshëm të lidhur me sportin në Spanjë, madje dje gjatë miqësores me Gjermaninë lojtarët e kombëtares spanjolle mbanin shirita të zinj në krah, në nder të vogëlushit. /Kids’Time/