Mbi 80 operacione u realizuan në Qendrën Klinikën Universitare të Kosovës, nga ekipi i mjekëve nga Turiqa në kaudër të javës së shëndetësisë kosovare-turke.
Mirëpo jo edhe opracioni i pacientit me sëmundje të zemrës, Ismet Krasnqi. Familja e pacientit Krasniqi, thotë se familjari i tyre ishte në listë të operimit nga mjekët e Turqisë, mirëpo rasti është neglizhuar.
Trajneri i futbollit, Ramiz Krasniqi dhe bashkëfamiljarët e tij, akuzojnë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë që si pasojë e futjes së pacientëve të tjerë pa rend dhe me intervenimeve familjari i tyre ka mbetur që dy ditë pa u operuar.
Ndryshe, mjekët turq asistuan ata kosovarë në disa intervenime mjaft të vështira. /RTV 21/