Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trajtimet rreth COVID-19 nuk janë zëvendësues të vaksinave, apelojnë ekspertët mjekësor

Jetë 06/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kompania farmaceutike Merck, aplikoi në muajin tetor për autorizim emergjent të trajtimit të COVID-19 me pilulën antivirale molnupiravir.

Ky bari del të jetë premtues, pasiqë mund të përgjysmojë mundësinë e dikujt për t’u shtruar në spital, thanë udhëheqësit e kompanisë, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Por ekspertët e shëndetësisë i thanë The News & Observer se trajtimet nuk janë zëvendësim për parandalimin e sigurt dhe efektiv që kemi tashmë kundër koronavirusit e që janë: vaksinat anti-COVID-19.

“Më mirë të parandalojmë një zjarr sesa të shuajmë një zjarr,” tha Dr. David Wohl, ekspert i sëmundjeve infektive në UNC-Chapel Hill.

Ja pse duhet të vaksinoheni, nëse nuk e keni bërë tashmë, në vend që të prisni rreth trajtimeve anti-COVID.

– Vaksinat i mbajnë njerëzit jashtë spitalit

Molnupiravir, si një pilulë orale, është një mënyrë e arritshme dhe e lehtë për të trajtuar pacientët me COVID-pozitiv.

Dhe kjo mund t’i mbajë njerëzit jashtë spitalit. Të dhënat paraprake sugjerojnë se pilula Merck mund të zvogëlojë mundësinë e shtrimit në spital me 50%.

Por nuk është aq e mirë sa vaksinat.

Një studim i shtatorit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC),  zbuloi se vaksinat nga Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson ishin, përkatësisht, 93%, 88% dhe 71% efektive në parandalimin e shtrimit në spital.

– Vaksinat parandalojnë infeksionin

Me 55% të Karolinës së Veriut të vaksinuar plotësisht – mbi 5.8 milion njerëz – madhësia e mostrës është mjaft e madhe për të ditur se shpëton jetë.

Një studim në muajin gusht nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të N.C. zbuloi se njerëzit që janë të pavaksinuar kanë më shumë se katër herë gjasa të kapin COVID-19 dhe 15 herë më shumë gjasa të humbasin jetën nga sëmundja, raportoi më parë The N&O. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakNjë jetë kushtuar fëmijëve pa përkujdesje prindërore
Artikulli i rradhës Gjermania mes rekordeve të reja të rasteve të infeksionit SARS-CoV-2

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.