Studimet e mëparshme tregojnë se gjenetika mund të luajë një rol të rëndësishëm në rrezikun e një personi për sëmundjen e Alzheimerit. Një variant gjenetik veçanërisht i lidhur me këtë rrezik është APOE4.
Rreth 15-25% e popullsisë kanë këtë variant gjenetik, ndërsa disa persona bartin dy kopje të tij, të quajtura APOE4/4, që rrisin ndjeshëm rrezikun për Alzheimer, duke arritur deri në 60% deri në moshën 85 vjeç, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Pacientët me APOE4/4 përbëjnë rreth 15% të të gjitha rasteve të Alzheimerit. Ata përballen me progresion më të shpejtë të sëmundjes dhe kanë pak opsione trajtimi.
Për më tepër, ata janë më të rrezikuar nga edema e trurit dhe gjakderdhje cerebrale (të njohura si ARIA-E dhe ARIA-H) kur përdorin terapitë aktuale anti-amiloide.
Një studim i ri raporton rezultatet e një prove klinike të Fazës 3 për ilaçin eksperimental valiltramiprosati (ALZ-801), i zhvilluar për pacientët APOE4/4 me Alzheimer të hershëm, përfshirë çrregullime të lehta njohëse (MCI) dhe demencë të lehtë në Alzheimer.
Edhe pse shkencëtarët ende nuk e kuptojnë plotësisht shkakun e Alzheimerit, këto rezultate japin shpresë për trajtime të targetuara gjenetikisht që mund të vonojnë progresionin e sëmundjes. Valiltramiprosati mund të ofrojë mundësi të reja për pacientët me risk të lartë, një grup që deri tani ka pasur pak alternativa efektive. /Gazeta Shneta/


