Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trajtimi i ri për fibrozën cistike po vihet në dispozicion të fëmijëve në Francë

Lajme 26/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
fibroza cistike
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një trajtim inovativ kundër fibrozës cistike do të vihet gjerësisht i disponueshëm në Francë për fëmijët, pasi më parë ishte përshkruar vetëm për pacientët e moshës dymbëdhjetë vjeç e sipër.

“Dekreti është gati dhe duhet të publikohet në ditët në vijim: Kaftrio, një trajtim që ka qenë eksperimental deri më tani, do të përgjithësohet për fëmijët me fibrozë cistike”, tha ministri francez i shëndetësisë, François Braun, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

“Rezultatet janë të jashtëzakonshme, mundësojnë një jetë pothuajse të zakonshme”, shtoi ai.

Ministri tha se bari Kaftrio do të jetë “i disponueshëm në farmaci shumë shpejt, me recetë spitalore”.

Kaftrio, i prodhuar nga laboratori amerikan Vertex, është pjesë e një kategorie inovative të barnave kundër kësaj sëmundje gjenetike, e cila përkeqëson në mënyrë të pashmangshme sistemin e frymëmarrjes dhe të tretjes dhe dikur ishte shpesh fatale për fëmijët dhe adoleshentët.

Një revolucion për pacientët

Bari Kaftrio konsiderohet një trajtim potencialisht revolucionar që mund të transformojë për disa pacientë fibrozën cistike në një sëmundje kronike dhe të stabilizuar.

E dhënë në formën e tabletave gjatë gjithë jetës, kjo terapi e trefishtë, një kombinim i tre molekulave – zvogëlon efektet e sëmundjes, veçanërisht dhimbjet pulmonare.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), lëshoi autorizim marketingun në muajin gusht 2020 për përdorimin e barit në të gjithë Bashkimin Evropian.

Që nga qershori i vitit 2021, individët me fibrozë cistike të moshës 12 vjeç e sipër dhe që mbartin një mutacion specifik mund të përfitojnë prej saj në Francë, por jo ende fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç.

Ky njoftim u mirëprit me “një ndjenjë të madhe lehtësimi”, tha në një deklaratë, David Fiant, President i Vaincre la Mucoviscidose, organizata kryesore për sëmundjen në Francë.

100,000 njerëz që jetojnë me fibrozë cistike

“Falë kësaj zgjatjeje të autorizimit të marketingut, më shumë se 700 pacientë të rinj në Francë do të jenë në gjendje të përfitojnë nga kjo terapi inovative”, tha shoqata.

Në total, gjatë tremujorit të parë të vitit 2023, “do të ketë afro 5 000 persona me fibrozë cistike” që do të kenë kështu akses në Kaftrio. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakNjë nënë sjellë në jetë binjakët siamezë me dy koka dhe katër krahë
Artikulli i rradhës Haxhi Avdyli: E mirëpres emërimin e Arben Vitisë si ministër të shëndetësisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.