Deputeti i Listës Guxo Haxhi Avdyli ka deklaruar se e mirëpret vendimin e kryeministrit Albin Kurti për riemërimin e Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
Avdyli ka reaguar pasi Zyra e Kryeministrit njoftoi sot se Vitia është riemëruar në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, rreth 80 ditë pas dorëheqjes së Rifat Latifit.
“E mirëpres lajmin për emërimin Arben Vitia si ministër të shëndetësisë.Tani shëndetësia ka adresë politike. Por suksesi në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve , mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë. Si ne të kaluarën, edhe tash, ne do jemi bashkë për të avancuar reformimin e sistemit tonë të brishtë shëndetësor”, ka shkruar Avdyli. /Gazeta Shneta/