Gjiganti farmaceutik gjerman Merck në partneritet me një kompani amerikane në SHBA raportuan rezultate premtuese në hulumtimet e një bari të administruar oral për të luftuar Covid-19, duke thënë se ndihmon në zvogëlimin e ngarkesës virale të pacientëve.
“Në një kohë kur kemmi nevojë të pakushtëzuar për trajtime antivirale kundër SARS-CoV-2, ne jemi të inkurajuar nga këto të dhëna paraprake”, tha Wendy Painter, shefi mjekësor i firmës amerikane, Ridgeback Biotherapeutics, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Në janar, të këtij viti kompania gjermane Merck ndaloi punën në proces për dy vaksina Covid për të vazhduar me kërkime rreth dy produkteve me mundësi të trajtimi të sëmundjes Covid, njëra nga ato bari antiviral i ashtuquajturi molnupiravir.
Ky bari shkaktoi një rënie të ndjeshme të ngarkesës virale të pacientëve pas pesë ditësh trajtimi me të, thanë zyrtarët e kompanisë gjermane Merck në një takim me ekspertët e sëmundjeve infektive.
Kompania Merck po punon gjithashtu për një tjetër trajtim oral të Covidit të ashtuquajturin MK-711.
Rezultatet paraprake nga provat klinike rreth barit në fjalë tregojnë një ulje të më shumë se 50 përqind të rrezikut të vdekjes ose problemeve të frymëmarrjes në pacientët e shtruar në spital me Covid-19 të moderuar deri në të rëndë. /Gazeta Shneta/