Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj me mbështetjen e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) kanë sjellë një transformim të dukshëm në infrastrukturë dhe cilësinë e shërbimeve.
Reparti i Gjinekologjisë tashmë ofron një ambient më modern, funksional dhe higjienik, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet për pacientët dhe stafin mjekësor. Këto përmirësime janë rezultat i ndërhyrjeve të planifikuara dhe punës së vazhdueshme në kushte të vështira.
“Përkundër vështirësive infrastrukturore, me përkrahjen e ShSKUK, ne kemi bërë përpjekje të vazhdueshme për të adaptuar hapësirat e vjetra dhe për t’i kthyer ato në ambiente më të denja për ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, u shpreh Fikret Arifi, ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Ferizajt.
Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve spitalore në qytet, duke synuar rritjen e cilësisë së kujdesit për nënat dhe foshnjat në këtë repart jetik.
Postimi i plotë:
Edhe pse objekti i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, është i vjetër, i ndërtuar në kushte të improvizuara, përkushtimi i stafit dhe investimet e realizuara së fundmi, me përkrahje të ShSKUK-së, kanë sjellë një transformim të ndjeshëm.
Falë ndërhyrjeve të planifikuara dhe punës së vazhdueshme, Reparti i Gjinekologjisë, sot ka një hapësirë moderne, më funksionale, më të pastër, si dhe shumë më e përshtatshme për stafin dhe pacientët.
Nga vështirësitë që ishin prezente, drejt kushteve më dinjitoze, me hapësira më moderne.
“Përkundër vështirësive infrastrukturore, me përkrahjen e ShSKUK, ne kemi bërë përpjekje të vazhdueshme për të adaptuar hapësirat e vjetra dhe për t’i kthyer ato në ambiente më të denja për ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, Fikret Arifi, u.d. drejtor i Spitalit të Ferizajt.




