Ju nuk do t’i besoni syve tuaj…
A ndjeheni ndonjëherë sikur dëshironi të bëni një transformim të bukur nga ajo pamja e lodhshme dhe stresuese gjatë tërë ditës me angazhim? E pra, mos u shqetësoni. Kjo nënë e ngarkuar me punë ishte në gjendje të shëndrrojë lëkurën e saj të lodhur e të trishtuar në një gjendje vibrante dhe plot gjallëri, edhe atë vetëm në pesë hapa të thjeshtë. A ju pëlqen ky transformim që shihni në foto? Pesë minuta kohë mund të bëjnë mrekulli për fytyrën tuaj.
Lifting
Për të marrë volumin e nevojshëm, me anë të hekurit për flokë kapni pjesët e përparme të fytyrës duke i dredhuar nga prapa, si dhe duke i larguar nga fytyra.
Shkëlqimi
Buzët tuaja duken më të plota me një lyerje plot shkëlqim. Aplikoni më parë buzëkuq, e më pas shtoni shkëlqimin e duhur.
Plotësoni vetullat
Lexoni edhe këtë: 11 fotografi të mrekullueshme fejese
Keni vetulla të rralla? Lyeni me lehtësi me një ngjyrë që i përshtatet apo përputhet me nuancën e vetullave, apo mund të kaloni edhe disa nuanca më të errëta.
Përdorni korrektor
Për të fshehur hijet e errëta poshtë syve tuaj, përdorni korrektor poshtë dhe sipër kësaj zone. Përzieni mirë.
Ndriçoni lëkurën
Lëkura duket gjallëruese nëse mbani ndonjë hije të ngrohtë si korale apo nuancë pjeshke, kjo nënkupton se mund të përdorni pak skuqës për të plotësuar edhe më shumë pamjen tuaj./femra.net/