Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Transfuzioni thirrje urgjente për dhurim të gjakut: Jemi në rezervat e fundit, shpëtoni jetë

Lajme 05/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut është duke bërë thirrje urgjente për dhurim vullnetar të gjakut pasi është në rezervat e fundit.

“Kërkesë Urgjente! Në këtë kohë pandemie ndihet mungesa e gjakut si kurrë më parë, për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe numrit të pamjaftueshëm me dozat e gjakut. Ju lutemi, për hirë të të sëmurëve që kanë nevojë për gjak të vini të dhuroni gjak në QKKTGJ”, thuhet në thirrjen publike të Transfuzionit, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo qendër ka bërë të ditur se aktualisht janë në rezervat e fundit dhe kjo gjendje është kritike. Këtë e ka konfirmuar edhe vet drejtoresha e Qendrës Dr. Bukurije Zhubi.

“Është e vërtet se jemi në gjendje kritike sa i përket stokut të gjakut. Kjo ka ndodhur për shkak të pandemisë, por tani edhe për shkak të muajit të Ramazanit. Ne ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që duan të dhurojnë gjak ta bëjnë këtë sa më parë sepse kemi mungesë emergjente”, ka deklaruar Zhubi.

Ajo ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka rekomanduar që të mos organizojnë dhurim vullnetar të gjakut në hapësira tjera përveç në ndërtesën e Transfuzionit ku janë ndërmarr të gjitha masat mbrojtëse sipas rekomandimeve. Qytetarët që duan të dhurojnë gjak mund të bëjnë termin përmes faqes zyrtare në Facebook.

Me që jemi në muajin e Ramazanit, Zhubi ka deklaruar se stafi i Qendrës është i gatshëm të organizojë dhurimin e gjakut edhe pas iftarit. Por dhurimi i gjakut nuk preferohet pas ngrënies së ushqimit për shkak të përmbajtjes së yndyrës. Zhubi ka deklaruar se nëse është e mundur dhurimi i gjakut do të ishte më së miri të bëhej në periudhën nga ora 8 e mëngjesit, kohë kjo pas ngrënies së ushqimit në syfyr. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakFoshnjat në QKUK pajisen me mburoja për fytyrë fal donacionit nga ‘Help’
Artikulli i rradhës Hoxhë Ahmet Sadriu: Dhurimi i gjakut nuk e prish agjërimin

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.