Tre anesteziologë e kanë lënë punën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Dr. Nehat Baftiu. Ai ka thënë se tre anesteziologët janë tërhequr nga pozitat që kanë mbajtur deri më tani si specialistë, dy në KAM dhe një në klinikën e Kardiokirurgjisë, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka kontaktuar me mjekët që janë tërhequr nga QKUK-ja. Dr. Agron Hoti ka thënë se nuk po e lë punën për shkak të pandemisë, por sipas tij dikush po dëshiron ta bëj më interesant largimin e tyre.
“Nuk po largohna për shkak të pandemisë, dikush po dëshiron me bo ma interesant largimin tonë. Nuk po ikim nga përgjegjësia jonë si mjek, sepse unë kam punuar në mjekësinë sportive 2-3 javët e para dhe kam kryer obligimin tim si profesionist. Më ka ardh një ofertë më e mirë dhe më duhet ta pranoj për shkak të kushteve”, ka deklaruar Hoti.
Dr. Islam Bytyqi ka thënë se punën në QKUK zyrtarisht e kishte lënë në vitin 2014, por ishte angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm i Klinikës së Kardiokirurgjisë para disa kohe.
“Unë e kam lënë punën në dhjetor të vitit 2014 dhe në Kardiokirurgji kam punuar vetëm si bashkëpunëtor iu jashtëm. Por tani nuk do të vazhdojë më”, ka deklaruar Bytyqi.
Gazeta ka tentuar të marr një sqarim edhe nga anesteziologu Dr. Agron Ruva i cili poashtu ka marr vendimin për largim nga QKUK, por i njëjti nuk ka pasur qasje në telefonin e tij.
Në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv Qendror janë infektuar me Covid-19 11 anesteziolog dhe rreth 30 infermierë e teknik deri më tani. /Gazeta Shneta/