Trupi juaj mund t’ju tregojë shumë për shëndetin tuaj – veçanërisht kur bëhet fjalë për koronavirusin, i cili mund të prekë shumë pjesë të ndryshme të trupit tuaj.
Covid mund të shkaktojë simptoma në sytë tuaj, këmbët tuaja, duart tuaja, dhe madje edhe gojën tuaj. Besoni apo jo, vëzhgimi i gojës suaj mund t’ju ndihmojë të zbuloni nëse jeni infektuar me virusin, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Sipas ekspertëve, nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma në gojën tuaj, mund të keni Covid.
– Një gjuhë e bardhë
Kjo mund të tregoj prezencë e ndonjë infeksioni dhe është një nga simptomat më të reja të lidhura me ndryshimet në gojë që mund të shfaqen si rezultat i Covid-19.
Epidemiologu Tim Spector, tregoi se kjo “gjuhë Covidi” mund të jetë një nga “simptomat më pak të zakonshme” që përjetojnë pacientët dhe që nuk përfshihen në listat zyrtare të shëndetit publik.
– Ulçera e bardhë
Skuqjet e lëkurës janë dokumentuar shumë si një simptomë e koronavirusit, por gjithashtu mund të përjetoni një skuqje të gojës.
Sipas WebMD, një studim spanjoll i botuar në revistën ‘JAMA Dermatology’ ishte i pari që identifikoi këtë simptomë, të quajtur ‘enantem’, e cila paraqitet si skuqje ose ulçera në gojë.
– Shije metalike
Një studim i dhjetorit 2020 i botuar në ‘Neurology Clinical Practice’ zbuloi se 62.4 përqind e rasteve të koronavirusit kishin simptoma të disgeuzisë, e cila është një shtrembërim i ndjenjës së shijes.
Dhe ndërsa shumë njerëz e dinë që humbja e shijes është një simptomë e koronavirusit, ata mund të mos e kuptojnë që së pari mund të shfaqet si një shije metalike në gojën e tyre. /Gazeta Shneta/