Tre shokë në Prishtinë bëjnë marrëveshje me shkrim për lënien e duhanit (Foto)

2017-02-21 në ora 18:44

Ishin konsumues të duhanit për disa vite. Por që nga e enjtja tre të rijnë nga Prishtina kanë bërë marrëveshje me njëri tjetrin që t’i thonë stop pirjes së duhanit.

Madje nëse ndonjëri nga ta, shihet duke pirë cigare në ndonjë vend për dy vitet e ardhshme mund të dënohet me gjobë deri në 2 mijë euro.

E nëse qytetarët e Kosovës e shohin ndonjërin duke pirë cigare dhe e fotografojnë, mund të marrin shpërblim deri në 200 euro nga këta të rinj, shkruan Express.

Vendimi për pirjen e cigares është marrë vet nga tre të rinjtë, Fidan Hetemi, Amir Dragusha si dhe Ilir Dragusha.

“Ju lutemi, shokë e dashamirë, nëse njërin nga këta tre persona e shikoni duke pirë  duhan të bëni një foto si dëshmi dhe ai që dërgon si dëshmi shpërblehet me 200 euro”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga vet tre këta persona.

Në këtë mënyrë tre prishtinasit po mundohen që t’i sensibilizojnë të rinjtë kosovarë rreth të këqijave që sjellë pirja e duhanit./Gazeta Shneta/