Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tre vite me vonesë, AKPM ndalon medikamentin kancerogjen “Ranitidinë”

Lajme 22/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë, saktësisht Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e produkteve me përmbajtje të substancës ‘Ranitidinë’, ku thuhet se në këtë medikament janë gjetur elemente kancerogjene. Ndërsa ky medikament është ndaluar tash e disa vite në BE dhe shumë vende të botës, përcjell Gazeta Shneta.

 

Në vendimin e Agjencisë të Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, (APMK) thuhet se pezullohen të gjitha certifikatat e Autorizim Marketingut të Produkteve medicinale me përmbajtje të substancës ‘Ranitidinë’, gjithashtu thuhet se ndalohet importi i produktit medicinal në fjalë për aq kohë sa zgjatë pezullimi.

Në arsyetimin e APMK, thuhet se janë bazuar në rekomandimin e Komisionit për Vlerësimin e Produkteve Medicinale dhe Pajisje Medicinale, Departamentit Farmakovigjilencës dhe vendimit të Komisionit Europian sipas të cilës komiteti i barnave për përdorim human i EMA’s(CHMP), konfirmoi rekomandimin  për të pezulluar të gjitha barnat ranitidinës në EU për shkak të pranisë së një papastërtie që planifikohet si kancorogjen i mundshëm për njerëzit (Një substancë që mund të shkaktojë kancer) bazuar në studimet në kafshë.

Mirëpo ka disa vite që në vendet e BE’së medikamenti i tillë është ndaluar për shkak të substancës kancerogjene. Ndërsa në Kosovë ky vendim vije më vonesë duke pas parasysh që përdorimi i këtij ilaçi është i madh në vendin tonë.

Shumë ilaçe ranitidine nuk janë të disponueshme në BE për disa vite. Kjo për shkak se autoritetet kombëtare i kanë tërhequr ato si masë paraprake, ndërsa rishikimi i EMA ishte në vazhdim.

Që nga viti 2018, NDMA dhe komponime të ngjashme të njohura si nitrosaminat janë zbuluar në disa ilaçe. Rregullatorët e BE-së kanë vepruar për të identifikuar burimet e mundshme të papastërtive dhe kanë vendosur kërkesa strikte për prodhuesit.

Shumë ilaçe ranitidine nuk janë të disponueshme në BE që disa vite. Kjo për shkak se autoritetet kombëtare i kanë tërhequr ato si masë paraprake, ndërsa rishikimi i EMA ishte në vazhdim.

Kjo substancë NDMA, është gjetur në disa barna ranitidinë mbi nivelin e konsiderueshme të pranueshëm dhe ka pyetje të pazgjidhura në lidhje me burimin e kësaj papastërtie.

Për këtë AKPM i referohet të dhënave më të fundit të publikuara në faqen zyrtare të Administratës Amerikane për Barna dhe Ushqime (FDA-Food and Drug Administration) si dhe të Agjencisë Evropianë të Barnave (EMA- European Medicines Agency).

Ndryshe ranitidina që është familje e Ranitalit përdoret shumë në Kosovë.

Administrata Amerikane për Barna dhe Ushqime si dhe Agjencia Evropiane e Barnave, në vitin 2019 kishin publikuan një raport në të cilën thuhet se në ilaçet me lëndë aktive ‘Ranitidinë’, janë gjetur elementë kancerogjenë.

Menjëherë pas këtij raportimi, vendet e rajonit si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën vendim për tërheqjen e këtij lloji të branës nga tregu i tyre farmaceutik, por jo vetëm, edhe Italia me disa shtete tjera evropiane ishin nga ato që ndaluan përdorimin e këtij bari në shtetet e tyre, raporton arbresh.info.

Madje Shqipëria, në lidhje me këtë çështje e kishte njoftuar edhe Odën e Mjekëve të Kosovës.


Por çfarë është Ranitidina:

Ranitidina futet tek familja e (Ranitalit), i përket grupit të medikamenteve që quhen antagoniste të receptoreve histaminike H2. Ajo frenon sekretimin e acidit gastrik nga qelizat e membranës mukoze të stomakut.

Ranital tableta përdoret për :

Mjekimin e ulçerës duodenale

Mjekimin e ulçerës peptidike, nëse nuk ështe malinje (origjinë kancerogjene)

Mjekimin e sindromën Zollinger-Ellison

Gjithashtu, Ranital 150 mg tableta përdoret për:

Parandalimin e ulçerës duodenale

Parandalimin e ulcerës peptidike, nëse nuk ështe malinje (origjine kancerogjene).

Mjekimin ose parandalimin e inflamimin e membranës mukoze të ezofagut, shkaktuar nga refluksi i lëngut të stomakut (refluks ezofagitit).

Profilaksinë e aspirimit të përmbajtjes gastrike gjatë anestezisë së përgjithshme tek pacientët që konsiderohen në rrezik për aspirim të acidit.

Parandalimin e vazhdueshëm të hemorragjisë si: stomakut dhe ulçerative (p.sh. ulçeracion stresi)

Parandalimin dhe mjekimin e dispepsisë

Parandalim e ulçerës duodenale të shkaktuar nga AIJS (anti-infiamatorët josteroidalë)./ Gazeta Metro/

 

Artikulli paraprakMinistri Latifi viziton pacientin kosovar në spitalin e Ankarasë
Artikulli i rradhës 642 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.