Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tre vjet pas përurimit, QKUK ende nuk i ka funksionalizuar pishinat në Mjekësinë Fizikale

Lajme 23/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tre vjet pas përurimit të objektit të Klinikës së Mjekësisë Fizikale, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ende nuk i ka funksionalizuar dy pishinat në këtë shërbim.

Objekti i ri i Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim është përuruar në dhjetor të vitit 2022, por jo të gjitha shërbimet janë funksionalizuar, shkruan Gazeta Shneta.

Dy pishin që gjenden në këtë objekt, ende nuk janë lëshuar në funksion për trajtimin e pacientëve. QKUK ka gjetur disa arsye për vonesën e kësaj pune.

“Ju informojmë se arsyeja e mos funksionalizmit të këtyre pishinave ka qenë natyra specifike teknike dhe infrastrukturore e këtyre hapësirave, të cilat kërkojnë investime të konsiderueshme shtesë, përfshirë sistemet e filtrimit, ngrohjes, trajtimit të ujit dhe standardet e sigurisë sipas protokolleve shëndetësore. Përgjatë viteve, prioritet institucional ka qenë garantimi i shërbimeve bazike dhe emergjente për pacientët, duke orientuar buxhetin drejt pajisjeve dhe trajtimeve që kanë prekur një numër më të madh pacientësh”, thuhet në një përgjigje nga QKUK.

Sipas tyre, janë duke u shqyrtuar mundësitë buxhetore për t’i funksionalizuar këto dy pishina.

“Megjithatë, funksionalizimi i këtyre pishinave mbetet pjesë e planeve zhvillimore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Aktualisht janë duke u shqyrtuar mundësitë buxhetore dhe teknike për t’i vënë ato në funksion, në përputhje me standardet e kërkuara. Sapo të plotësohen kushtet financiare dhe teknike, do të ndërmerren hapat konkretë për aktivizimin e tyre”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakNë Spitalin e Mitrovicës nis aplikimi i vaksinës BCG te të porsalindurit për parandalimin e tuberkolozit
Artikulli i rradhës Nisin hetimet për vdekjen e dy burrave në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.