Numri i pacientëve të hospitalizuar në spitalet e Gjermanisë është trefishuar në dy javët e fundit.
Lajmin e ka bërë të ditur të hënën Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Aktualisht janë mbi 2 mijë pacientë të hospitalizuar në kujdesin intensive, sipas të dhënave zyrtare.
Spahn paralajmëroi që sistemi spitalor mund të mbingarkohet brenda disa javëve nëse rastet ditore rriten çdo ditë.
Gjatë ditës së sotme, masat e reja anti covid kanë hyr në fuqi.Spahn, shpjegoi se masat ishin të nevojshme për të ngadalësuar transmetimin e covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, Gjermania ka raportuar më shumë se 552,000 raste, sipas Unviersitetit Johns Hopkins./GazetaShneta/