Në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare, kjo javë ka qenë mjaft e veçantë sa i përket numrit të lindjeve.
Brenda një jave, në tri ditë tri nëna kanë lindur fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.
Numri i bebeve të lindura gjatë kësaj jave është 176.
E veçanta e kësaj jave është poashtu se numri i bebeve vajza ka dominuar. Janë gjithsej 108 vogëlushe që kanë ardhur në jetë në klinikën e Gjinekologjisë.
Ndërsa bebe të gjinisë mashkullore kanë lindur 68 nëna. /Gazeta Shneta/