Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për përdorimin e inteligjencës artificiale kundër kancerit të fëmijërisë

Jetë 02/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) në luftën kundër kancerit tek fëmijët.

Ky vendim sjell një fond shtesë prej 50 milionë dollarësh për Iniciativën e të Dhënave mbi Kancerin e Fëmijërisë, duke e çuar totalin në 100 milionë dollarë. Financimi do të përdoret për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave mjekësore, me qëllim përmirësimin e diagnozave, përshpejtimin e provave klinike dhe forcimin e masave parandaluese, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

“Do ta lidhim inteligjencën artificiale me gjithçka që kemi në dispozicion për të gjetur përgjigje,” tha Trump gjatë takimit në Zyrën Ovale, ku morën pjesë edhe fëmijë që kanë mbijetuar nga kanceri.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk dha detaje se cilat kompani ose teknologji do të përfshihen, duke theksuar se plani është ende në zhvillim. Trump shtoi se kjo teknologji do të bëhet “lehtësisht e qasshme për të gjithë”.

Kanceri i fëmijërisë, megjithëse i rrallë, mbetet shkaku kryesor i vdekjes nga sëmundjet pas fazës së foshnjërisë në SHBA.

Shoqata Amerikane e Kancerit, parashikon se rreth 9,550 fëmijë do të diagnostikohen me kancer në vitin 2025. Në mbarë botën, OBSH raporton se mbi 400,000 fëmijë dhe adoleshentë preken çdo vit.

Pavarësisht kësaj nisme, administrata Trump është kritikuar për shkurtimet e gjera në buxhetet shkencore federale, duke përfshirë edhe ndalimin e disa granteve afatgjata për kërkimin e kancerit pediatrik.

Organizatat shëndetësore kanë paralajmëruar se këto shkurtime rrezikojnë të ngadalësojnë ndjeshëm përparimin kundër sëmundjes. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNumri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine rritet në 72
Artikulli i rradhës Vitia: Ka pasur rritje në zbulimin e hershëm të kancerit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.