Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trump sugjeron injekimin e dezinfektuesit për pastrimin e mushkërive nga koronavirusi

Lajme 24/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka sugjeruar mundësinë e injektimit të dezinfektuesit në trupin e një pacienti të infektuar me koronavirus, në mënyrë që mushkëritë e tij të pastrohen.

Trump foli kështu pas prezantimit të Bill Bryan, drejtor i departamentit të shkencës dhe teknologjisë, i cili prezantoi disa hulumtime shkencore në bazë të të cilave virusi nuk mund të jetojë gjatë në temperatura të ngrohta dhe të lagështa, shkruan nbcneës.com, transmeton Gazeta Shneta.

“Virusi vdes më shpejt në rrezet e diellit”, ka thënë Bryan. Kjo deklaratë e tij ka bërë që Trump të pyes se si mund të vendoset drita brenda trupit të njeriut.

“Po supozojmë se mund ta godasim trupin me një dritë të jashtëzakonshme, qoftë ultravjollcë apo thjesht një dritë shumë e fuqishme”, ka thënë Trump duke sugjeruar Bryan se mund ta provojnë këtë metodë.

Tutje ai ka folur për dezinfektuesin. “A ka ndonjë mënyrë që mund të bëjmë ndonjë injeksion ose pastrim të brendshëm. Siç e shihni, virusi i përfshinë mushkëritë dhe shumohet aty, prandaj do të ishte interesante ta shqyrtoni këtë mundës”, ka deklaruar Trump.

Por kundërshtime të ashpra kanë ardhur nga profesionistë mjekësorë, duke përfshirë pulmologun dhe ekspertin e politikave globale shëndetësore Dr. Vin Gupta. “Kjo ide e injektimit ose konsumimit të çdo lloj produkti dezinfektues në trup është e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Është një metodë e zakonshme që njerëzit e përdorin kur duan ta vrasin veten”, ka deklaruar pulmologu Gupta. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDr. Sadije Namani tregon gjendjen e pacientëve me Covid-19
Artikulli i rradhës ‘Dentfix’ i profesorit Fehim Haliti dhuron donacione për SHSKUK-në dhe Prishtinën

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.