Klinika ‘Dentfix’ e udhëhequr nga Prof. Ass. Fehim Haliti ka dhuruar donacione për disa institucione në kohë të epidemisë.
‘Dentfix’ para disa ditësh ka dhuruar 50 pako me dorëza sterile për Shërbimin Klinik Universitar të Kosovës, ndërsa ka ndihmuar me ushqime disa familje në Mamush përmes organizatës ‘Jetimët e Ballkanit’.
Ndërkaq sot kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka pranuar një donacion prej 10 tabletësh për nxënësit e kësaj komune për të ndjekur mësimet online. /Gazeta Shneta/