Tuberkulozi (TB) është një infeksion bakterial, shpesh i mushkërive, që mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk trajtohet. Në fakt, TB është një nga 10 shkaqet kryesore të vdekjes në të gjithë botën, dhe përhapja në rritje e TB-së është një krizë e shëndetit publik dhe një kërcënim për sigurinë e shëndetit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.
Një nga sëmundjet më të vjetra të njohura për njerëzit, tuberkulozi ishte një shkak kryesor i vdekjes në SHBA dhe Europë në shekullin e kaluar. Por, përparimet në kushtet e jetesës dhe antibiotikët ka ulur në mënyrë të vazhdueshme numrin e rasteve, transmeton Gazeta Shneta.
Simptomat e tuberkulozit
Periudha e inkubacionit, ose koha që ju duhet që simptomat të zhvillohen pasi një person është infektuar me TB, ndryshon nga disa javë në vite, sipas CDC.
Simptomat e zakonshme të një infeksioni aktiv të TB përfshijnë kollitjen, kollitje me gjak, dhimbje në gjoks, lodhje dhe djersitje gjatë natës. Tuberkulozi mund të dëmtojë mushkëritë gjatë një infeksioni, duke shkaktuar inflamacion që e vështirëson frymëmarrjen.
Diagnostifikimi i tuberkulozit
Ekzistojnë dy lloje të testeve që zakonisht përdoren për të diagnostifikuar: një test në lëkurë dhe teste gjaku.
Trajtimi i sëmundjes
Infeksionet aktive të TB-së mund të trajtohen me ilaçe. Antibiotkët e parë të përshkruara janë izoniazidi, rifampina, etambutoli dhe pirazinamidi. Ky regjim mund të zgjasë gjashtë deri në nëntë muaj, sipas CDC.
Pacientët të cilët nuk e plotësojnë regjimin e plotë mund të zhvillojnë infeksione të rezistencës ndaj ilaçeve./GazetaShneta/