Kompania prodhuese e Tylenol, Kenvue, ka qartësuar se acetaminofeni mbetet ilaçi më i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë, pas rikthimit të pretendimeve të vjetra në rrjetet sociale që sugjeronin të kundërtën.
Postimi i vitit 2017, tashmë i fshirë, sugjeronte se asnjë produkt i kompanisë nuk rekomandohej për gratë shtatzëna, por Kenvue shpjegon se ky postim ishte i pjesshëm dhe nxjerrë jashtë kontekstit, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
“Udhëzimi ynë nuk ka ndryshuar: acetaminofeni është opsioni më i sigurt për trajtimin e dhimbjeve dhe etheve gjatë të gjithë shtatzënisë, me rekomandimin që gratë të konsultohen me mjekun përpara përdorimit,” tha kompania.
Debati u përshkallëzua pas deklaratave të ish-presidentit Donald Trump dhe sekretarit të Shëndetësisë RFK Jr., të cilët këshilluan gratë shtatzëna të shmangin acetaminofenin, duke përmendur lidhje të pabazuara me autizmin. Ekspertët e shëndetit ripërsëritën se nuk ekziston asnjë provë shkencore që mbështet këto pretendime.
“Kërkimet mbi përdorimin e acetaminofenit gjatë shtatzënisë nuk kanë gjetur asnjë lidhje me çrregullime neurodezvoluese tek fëmijët,” tha Dr. Steven Fleischman, president i American College of Obstetricians and Gynecologists (ACOG).
Ai shtoi se trajtimi i etheve dhe dhimbjeve është i rëndësishëm, pasi ethet e patrajtuara në shtatzëni mund të shkaktojnë defekte serioze të lindjes, përfshirë problemet e tubit neural dhe disa sëmundje të zemrës.
Ekspertët këshillojnë që acetaminofeni të përdoret me kujdes dhe nën mbikëqyrjen e mjekut, duke shmangur çdo rrezik të panevojshëm për nënën dhe foshnjën./Gazeta Shneta/


