Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

U pickua nga një plesht, preket nga murtaja një person në Kaliforni

Jetë 21/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një banor i zonës së Liqenit Tahoe në Kaliforni ka rezultuar pozitiv me murtajë, njoftuan të martën autoritetet shëndetësore të shtetit. Sipas tyre, besohet se personi është infektuar pasi u pickua nga një plesht i infektuar gjatë një kampingu në zonën e South Lake Tahoe, sipas CNN.

Personi i prekur po shërohet në shtëpi dhe është nën kujdesin e profesionistëve të shëndetit, thanë zyrtarët e qarkut El Dorado në një deklaratë për media. Kyle Fliflet, drejtor i përkohshëm i shëndetit publik në këtë qark tha se:

Murtaja është natyralisht e pranishme në shumë pjesë të Kalifornisë, përfshirë zonat malore të qarkut El Dorado. Është e rëndësishme që individët të marrin masa paraprake për veten dhe kafshët e tyre shtëpiake kur janë në ambiente të jashtme, sidomos gjatë ecjeve, shëtitjeve apo kampingut në zona ku jetojnë brejtës të egër.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), mesatarisht raportohen rreth shtatë raste të murtajës tek njerëzit çdo vit në Shtetet e Bashkuara. Infeksioni shkaktohet nga bakteri Yersinia pestis dhe përhapet tek njerëzit përmes pickimit nga pleshta të infektuar ose kontaktit me kafshë të infektuara.

Simptomat zakonisht shfaqen brenda dy javësh nga ekspozimi dhe mund të përfshijnë ethe, të dridhura, dobësi dhe zmadhim të gjëndrave limfatike. Infeksionet nga murtaja mund të trajtohen me antibiotikë të zakonshëm.

Departamenti i Shëndetësisë Publike të Kalifornisë monitoron rregullisht popullatat e brejtësve për aktivitet të murtajës dhe këtë vit ka identifikuar katër raste pozitive tek brejtësit në rajonin e Liqenit Tahoe. Sipas autoriteteve të qarkut El Dorado, rasti i fundit pozitiv në këtë zonë ka qenë në vitin 2020.

Për të parandaluar infeksionin, CDC rekomandon:

Të pastrohen zonat që mund të jenë strehë për brejtësit, si shkurret, grumbuj gurësh apo mbeturina.

Të përdoret solucion kundër insekteve si DEET në zona ku ekziston rreziku i ekspozimit.

Të përdoren produkte kundër pleshtave për kafshët shtëpiake.

Të mos lejohen kafshët që enden të lira në zona të rrezikuara të flenë në shtrat me njerëzit.

Artikulli paraprakUganda teston ilaçin e ri kundër malaries për bebet
Artikulli i rradhës Maqedoni: Punësimi i specializantëve privat është ndërprerë për shkak të zgjedhjeve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.