Dr. Vjollca Kodolli është anëtarja e vetme e Bordit Drejtues të SHSKUK-së e cila u riemërua në mandatin e dytë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria.
Kodolli vjen nga Kujdesi Parësor Shëndetësor me propozimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Në Bordin Drejtues të SHSKUK-së ajo ishte emëruar për herë të parë në kohën kur MSH udhëhiqej nga ish-ministri Armend Zemaj.
“Ju shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time të thellë për urimet e shumta që më keni dërguar me rastin e rizgjedhjes sime si anëtare e Bordit Drejtues të ShSKUK-së. Falënderim dhe mirënjohje edhe për Asociacionin e Komunave të Kosovës, Kolegjiumit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, KPSh-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës të Kosovës për besimin e dhënë. Një falënderim u takon edhe të gjithë atyre që më besuan nga fillimi dhe vazhdojnë të më besojnë edhe sot. Kjo është një përgjegjësi dhe detyrë shtesë për mua, të cilën do të mundohem ta kryej me nder e përgjegjësi”, ka shkruar Kodolli në një postim të saj në Facebook. /Gazeta Shneta/




