Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: Falë angazhimit të profesionistëve në Urologji janë funksionalizuar shërbimet laparoskopike

Lajme 26/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka marr pjesë sot në një punëtori të organizuar nga Shoqata e Urologëve të Kosovës dhe Klinikës së Urologjisë.

Vitia ka thënë se do të përkrahë secilin profesionist shëndetësor i cili ka iniciativë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, transmeton Gazeta Shneta.

Kjo është vizita e dytë e Vitisë për çështjen e funksionalizimit të shërbimit të laparoskopisë në Urologji. Herën e parë ministri mori vizitoi klinikën, por nuk i përmendi mjekët që kanë filluar punën në këtë shërbim për çka edhe reagoi njëri nga mjekët, teksa sot pa përmendur emra i ka falënderuar ata.

“Tashmë në QKUK, në Klinikën e Urologjisë, falë angazhimit të profesionistëve shëndetësor janë funksionalizuar shërbimet laparoskopike, duke realizuar ndërhyrje e para, gjë që dëshmon se me hapa të vegjël, por të sigurt, bëhen ndryshimet e mëdha të cilat do të vulosen me punën e juaj”, ka deklaruar Vitia.

Dy urologë të QKUK-së Liridon Selmani dhe Artan Elshani kanë mbajtur trajnime për procedurat minimale invazive në Turqi.

Njoftimi i plotë nga MSh:

Operimet që u realizuan për herë të parë në Klinikën e Urologjisë (QKUK)

Ministri Vitia: Shërbimet cilësore dhe të avancuara për pacientët janë objektiv i ynë

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me u.d drejtoreshën e SHSKUK-së, Dr. Narqize Arenliu – Hoxhaj, mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Shoqata e Urologëve të Kosovës dhe Klinikës së Urologjisë ku për herë të parë në Kosovë u realizuan intervenimet laparoskopike, (nefrektominë radikale dhe cistën parapielike të veshkës).

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin edhe profesorë nga “FIRAT University”, nga Turqia.

Me këtë rast, ministri Vitia falënderoi të pranishmit për punën e bërë, si dhe stafin nga Turqia që përmes ndarjes së përvojës sjellin tek ne praktikat dhe metodologjitë më të avancuara dhe bashkëkohore. Ai tha se do të jetë përkrahë profesionistëve shëndetësor në secilën iniciativë që do të mundësojë shërbime cilësore për pacientët, bazuar në standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira mjekësore.

“Tashmë në QKUK, në Klinikën e Urologjisë, falë angazhimit të profesionistëve shëndetësor janë funksionalizuar shërbimet laparoskopike, duke realizuar ndërhyrje e para, gjë që dëshmon se me hapa të vegjël, por të sigurt, bëhen ndryshimet e mëdha të cilat do të vulosen me punën e juaj, – brezave të rinj, që do të jeni specialistë në të ardhmen. Si Ministri e Shëndetësisë, mbesim të përkushtuar që në qendër të vëmendjes të jetë pacienti dhe shërbimet të cilat do t’i ofrohen. Trajnimi i stafit shëndetësor, furnizimi me pajisje dhe aparaturë moderne, mbeten një prej objektivave kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha në fjalën e tij ministri Vitia.

Ministri Vitia theksoi se sistemi i shëndetësisë është një prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, gjë që dëshmohet edhe me rritjen e buxhetit që është më i larti deri më tani si dhe planifikimi për investime në vlerë të mbi 41 milionë euro në kuadër të Planit Strategjik për ngritjen e infrastrukturës dhe pajisjeve për kujdesin dytësor dhe tretësor.

Këto intervenime u transmetuan në kohë reale në Qendrën e Telemjekësisë në ShSKUK, nga Salla e Operacioneve në Klinikën e Urologjisë – ShSKUK, ndërsa nga kjo përvojë patën mundësi të përfitojnë të gjithë profesionistët shëndetësorë nga spitalet e përgjithshme në qytete të ndryshme të Kosovës.

Artikulli paraprakMSh e Maqedonisë angazhon Ramush Bejiqin për trajnimin e mjekëve në Spitalin e Tetovës për “ekokardiografi fetale”
Artikulli i rradhës U riemërua në Bord, Kodolli: Faleminderit atyre që më besuan nga fillimi

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.