Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ud.drejtori/Ud.Shefi Hasan Ajeti kandidati i vetëm që e kaloi testin me shkrim për Shef të Personelit në QKUK

Lajme 09/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hasan Ajeti, i cili mban pozitat e ud.drejtorit të Departamentit për Burime Njerëzore në SHSKUK dhe ud.Shefit të Personelit në QKUK, është kandidati i vetëm që e kaloi testin me shkrim për pozitën e Shefit të Personelit në QKUK.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të konkursit për pozitën e Shefit të Personelit në QKUK.

Kandidati i vetëm që e ka kaluar këtë test është Hasan Ajeti. Ai e ka kaluar testin me shkrim me 57.5 pikë. Një kandidatë tjetër nuk e ka kaluar testin, ndërsa dy të tjerë nuk kanë hyrë fare në test, shkruan Gazeta Shneta.

Ajeti aktualisht mban dy pozita, njërën në SHSKUK e tjetrën në QKUK. Në SHSKUK është drejtor e në QKUK është Shef. Në të dy këto pozita është emëruar nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së Elvir Azizi.

Në SHSKUK është ud.drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore. Pjesë e këtij departamenti është Divizioni për Rekrutim, i cili e ka shpallur konkursin ku Ajeti e ka kaluar testin me shkrim.

Ndërkaq në QKUK e mban pozitën e ud.Shefit të Personelit, pozitë kjo për të cilën Ajeti tanimë e ka kaluar testin me shkrim dhe është rrugës për të marr pozitën. 

Ajeti ndryshe ka qenë Shef i Asamblistëve nga radhët e LDK-së në Komunën e Podujevës. Nga kjo pozitë ai ka qenë i pranishëm disa herë me paraqitje publike në mediat lokale në Podujeve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIlaçi i përdorur gjerësisht kundër atakut në zemër nuk tregon efektet e pritura
Artikulli i rradhës Mjekët në Zvicër në grevë urie për Gazën

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.