Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Udhëheqësja e Pharmasuisse paralajmëron për mungesë masive të ilaçeve

Lajme 21/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me afrimin e sezonit të ftohtë, mund të ketë më shumë mungesa në barnatore. Martine Ruggli nga Shoqata e Farmacistëve Pharmasuisse në Zvicër po bën thirrje për çmime më të larta për barnat më të lira.

“Ka një mungesë nga 700 deri në 1000 ilaçe. Situata është përkeqësuar prej disa vjetësh. Covid dhe lufta në Ukrainë luajnë një rol të rëndësishëm këtu. Në dimër, shumë njerëz sëmuren në të njëjtën kohë. Ndaj dhe mungesat e medikamenteve të kërkuara do të jenë masive këtë sezon”, ka thënë ajo për SRF.

Tutje ajo ka treguar që ka mungesë të shumë antibiotikëve, gjë që mund të bëhet një problem i madh për popullatën.

“Zinxhirët e furnizimit janë më të paqëndrueshëm dhe ilaçet mungojnë për periudha më të gjata kohore. Në të kaluarën kemi pasur mungesa afatshkurtra, por tani mungojnë për gjashtë muaj apo edhe dy vjet”, shtoi ajo.

Ajo tregon edhe arsyet për mungesat e herëpashershme.

“Po, kishte mungesë furnizimi për një të tretën e barnave që kushtonin më pak se 20 franga vitin e kaluar. Presioni mbi çmimet ishte në mbarë Evropën. Industria e zhvendosi prodhimin në Kinë dhe Indi. Kjo do të thoshte se këto barna ishin më shpesh në mungesë. Vetëm një për qind e ilaçeve të shtrenjta që kushtojnë më shumë se 2800 franga u prekën”, u shpreh Ruggli./albinfo.ch

Artikulli paraprakNjë aplikacion i ri mund të paralajmërojë përdoruesit kur mund të sëmurën përpara se të ndjejnë simptomat e para
Artikulli i rradhës SHBA: Pirja e duhanit tek të rinjtë arrin nivelin më të ulët në 25 vitet e fundit, raporton CDC

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.