Udhërrëfyesi klinik për menaxhimin dhe trajtimin e Covid-19 tek pacientët e hospitalizuar është miratuar nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Udhërrëfyesi klinik është punuar nga grupi i 13 specialistëve në krye me Prof. Salih Ahmetin, Prof. Lul Rakën, Prof. Agreta Gecaj-Gashi, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë udhërrëfyes është përcaktuar përdorimi i antibiotikëve tek pacientët e konfirmuar pozitiv me Sars-Cov-2. Në kapitullin 9.1 ku flitet për antibiotikët, nuk rekomandohet përdorimi i këtyre barnave si azitromicinë, doksiciklinë, ceftriaksion, etj për pacientët me Covid-19.
“Antibiotikët jepen vetëm në rastet kur ka konfirmim apo dyshim të bazuar klinik për praninë e bashkëinfeksionit apo infeksionit sekondar bakterial”, thuhet në këtë dokument.
Në këtë udhërrëfyes është miratuar edhe përdorimi i favipiravirit i cili është rekomanduar të zbatohet tek pacientët me formë të lehtë dhe të moderuar të sëmundjes.
Remdesiviri është rekomanduar të përdoret tek të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 12-vjeçare me peshë mbi 40 kg, të cilët kanë nevojë për oksigjenoterapi, por nuk janë në ventilim mekanik intensiv.
Ndërkaq tocilizumab është rekomanduar të përdoret për trajtimin e pacientëve të hospitalizuar që zhvillojnë dekompenzim të shpejtë respirator, por rekomandohet që ky ilaq të përdoret në kombinim me dexamethasone.
Në vezgën në vijim e gjeni të bashkëngjitur dokumentin e plotë të udhërrëfyesit klinik. UK-COVID-2-1/Gazeta Shneta/