Një udhëzim i ri i Shoqatës Amerikane të Zemrës dhe Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë rekomandon trajtim më të hershëm dhe të personalizuar për pothuajse gjysmën e të rriturve amerikanë me presion të lartë të gjakut.
Sipas ekspertëve, personat me presion mesatar 130/80 mmHg ose më shumë duhet të ndërmarrin masa për ndryshime të stilit të jetesës dhe, kur është e nevojshme, të përdorin medikamente.
Udhëzimet theksojnë rëndësinë e menaxhimit të presionit të gjakut për të ulur rrezikun nga sëmundjet e zemrës, diabeti tip 2, sëmundjet e veshkave dhe demenca, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Ndryshimet e rekomanduara përfshijnë kufizimin e kripës, uljen e alkoolit, kontrollin e peshës, ushtrime fizike dhe një dietë të shëndetshme për zemrën.
Përveç kësaj, mjekët sugjerohet të përdorin monitorim të presionit në shtëpi dhe kalkulatorin PREVENT™ për të vlerësuar rrezikun kardiovaskular në 10 dhe 30 vitet e ardhshme.
Sipas udhëzimeve të reja, presioni i shëndetshëm i gjakut është <120/80 mmHg, ai pak i lartë 120-129/80 mmHg, faza 1 130-139/80-89 mmHg dhe faza 2 ≥140/90 mmHg.
Ekspertët theksojnë se parandalimi, zbulimi i hershëm dhe menaxhimi i presionit të lartë janë kyç për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme./Gazeta Shneta/


